Document not found! Please try again

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE

Doktrina juridike dhe praktika gjyqësore rëndësi të posaçme i kanë kushtuar problematikës lidhur me formën dhe përmbajtjen e kësaj kontrate...

88 downloads 733 Views 165KB Size
NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE ...

K.D.U. 347.4

Phd Cand. Teuta BEKA

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE VEÇORIT E SAJA 1. Natyre juridike e kontratës Në bazë të doktrinës juridike dhe praktikë gjyqësore natyra juridike e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme përcaktohet nga dy elemente: pronësia dhe mbajtja e përjetshme, që e bënë këtë marrëdhënie juridiko-civile mjaftë specifike në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Prandaj lidhur me natyrën juridike të kësaj kontrate ekzistojnë mendime të ndryshme të cilat në shumtën e rasteve janë kontradiktore me njëra tjetrën. Polemikat e shumta të cilat shfaqen lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë se në cilin grup të kontratave duhet të radhitet kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, cilat rregulla juridike duhet të aplikohen gjatë zgjidhjes së kësaj kontrate, si duhet të cilësohen marrëdhëniet kontraktuese të palëve në këtë kontratë me barrë apo pjesërisht me barrë, etj. Prandaj analiza e natyrës juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme duhet të bëhet në mënyrë të veçantë për shkak të vetë specifikateve të cilat i ka, mirëpo çdo herë duke u bazuar në parimet e të drejtës kontaktuese. Mendimet e shumta mbi natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë: - Sipas një grupi autorësh kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, në bazë të karakteristikave të cilat i ka është kontratë e trashëgimisë. Përkrahës të këtij mendimi këtë kantatë e cilësojnë si “institut i veçantë i të drejtës trashëgimore”1 ku marrësi i mbajtjes pas vdekjes së tij përmes kësaj kontrate bënë kalimin e pasurisë në persona të caktuar. Ekziston mendimi se me anë të kësaj kontrate marrësi i mbajtjes dëshiron ti përjashtoj trashëgimtarët 1

Dr.Slobodan Svorcan, Rasid ugovora o dozivotnom izdrzhavanju, 1988, Beograd, fq. 20.

89

Phd. Cand. Teuta BEKA

ligjorë nga trashëgimia. Në bazë të mendimit të Milorad Perishiqit citoj: ” Marrësi i mbajtjes motivin për lidhjen e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme nuk e sheh vetëm në mbajtje por edhe dëshirën e tij për ndarjen e pakufizuar të pasurisë së tij para vdekjes... . Pra natyra juridike e kësaj kontrate merr karakter të drejtës trashëgimore si dhe zbatimin e normave të saja.”2 Megjithatë shumë autorë këtë kontratë nuk e cilësoj si kontratë mbi trashëgimin. Sipas tyre trashëgimia nuk mund të realizohet në bazë të kontratës mbi trashëgimin, por në bazë të ligjit ose në bazë të testamentit si dhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme lidhet në mesë të gjallëve – inert vivos, ndërsa rrjedhat e trashëgimisë shfaqen pas vdekjes së trashëgimlënësit.3 Polemikat lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë se kjo kontratë a është kontratë aleatore dhe deri në cilën masë. Shumica e autorëve e përkrahin mendim se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme ka elemente të kontratës aleatore. Përkrahësit e mendimit se është kontratë aleatore nisen nga fakti se në këtë kontratë nuk mund të dihet kohëzgjatja e dhënies - marrjeve, pasi që kjo varet nga jetëgjatësia e marrësit të mbajtësit. Kjo nënkupton se gjatë lidhjes së kontratës palët kontraktues hyjnë në raporte të rrezikut pasi që paraprakisht nuk e din sasinë e dhënies.4 Kështu sipas mendimit të Kosta Mesarovic “kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme detyruese me afat shtytës” dhe nga arsyeja se nuk dihen saktë dhëniet dhe kohëzgjatja e tyre, këtë kontratë e cilëson si kontratë me elemente aleatore.5 Për shkak të natyrës së tillë juridike rrjedhë se dhënësi i mbajtjes dhe marrësi mbajtjes kanë të drejtë në zgjidhjen e kontratës për shkak të dëmtimit përtej masës.6 - Në doktrinën juridike lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme është e diskutueshme mendimi së kjo kontratë a është kontratë me shpërblim të plotë apo të pjesshme apo është kontratë pjesërisht mbi dhuratën. Mendimi se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë me shpërblim është padiskutueshme, por a është plotësisht me shpërblim, ka dilema të shumta. Mendimi i autorëve se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme ka elemente të kontratës mbi dhuratën e arsyetojnë me faktin se në rastet kur 2

Milorad Perishiq, O pravnoj prirodi ugovora dozivotnom izdrzhavanju, Pravni zivot, br.6/64, fq 11. 3 Prof.dr.Alajdin S. Alishani, vep. e cit. fq. 316. 4 Nevenka Petrovic, Ostoje Milisavljevic, Dozivotno izdrzavanje po Zakonu o nasledivanju, Beograd, 2009, fq.15. 5 Dr.Slobodan Svorcan, vep. e cit., fq.21. 6 Dr. Borislav T. Blagojevic, vep. e cit., fq. 290.

90

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE ...

dhënësi i marrësit e shfrytëzon pronën e marrësit të mbajtjes dhe nga ajo realizon të ardhura më të mëdha se sa që janë dhëniet lidhur me mbajtjen, atëherë gjatë llogaritjes së ekuivalencave të prestimeve të ndërsjellta del se këtu kemi kontratë mbi dhuratën, mbi tepricën e fitimit të realizuar nga dhënësi i mbajtjes. Nëse shpenzimet e dhënies janë të barabarta me fitimin e realizuar nga pasuria e marrësit të mbajtjes sipas autorëve cilësohet si kontratë më shpërblim.7Pra kontrata mbi mbajtjen e përjetshme konsiderohet se ka elemente të kontratës mbi dhuratën vetën në ato raste kur vlera e pasurisë së marrësit të mbajtjes tejkalon vlerën e shpenzimeve të dhënësit të marrjes. Në praktikën juridike ekziston mendimi se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme krijon efekte juridiko-reale në rastet kur dhënësi i mbajtjes të drejtën e tij mbi pronën e paluajtshme e regjistron në librat publik. Me regjistrimin e kësaj kontrate në librat publik, sigurohet pronësia e dhënësit të mbajtje nga pretendimet eventuale të personave të tretë apo edhe të vetë marrësit të mbajtjes. Prandaj në bazë të analizave të bëra lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtën e përjetshme konstatohet se kjo është kontratë e veçantë e drejtës detyrimore, e cila me specifikat e saja e bënë që kjo kontratë të cilësohet si kontratë sui generis në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. 2. Veçorit e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme si kontratë e veçantë në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve juridike, karakterizohet me veçori të posaçme gjë që e bëjnë këtë kontratë më specifike në raport me kontratat tjera. Veçoritë kryesore të kësaj kontrate janë: - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë me emër (contractus nominatus) sepse rregullimi i saj bëhet përmes dispozitave ligjore të cilat e rregullojnë këtë materie. - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë formale dhe forma e saj është kusht për plotfuqishmërin e saj (forma ad solemitatem). Në bazë të ligjit mbi detyrimet është e paraparë që forma e kësaj kontrate të jetë me shkrim dhe pas nënshkrimit nga palët të vërtetohet në gjykatë. Për shkak të formës së kësaj kontrate, ajo cilësohet si një ndër kontrata më të rrepta formale në marrëdhëniet kontraktuese. Nga praktika gjyqësore është paraparë që gjatë vërtetimit të kontratës të zbatohen dispozitat e 7

Dr. Slobodan Svorcan, vep. e cit. fq.23.

91

Phd. Cand. Teuta BEKA

përgjithshme të drejtës civile që nënkupton se gjyqtari duhet tua lexoj kontratën palëve si dhe të njoftoj kontraktuesit për pasojat juridike të kontratës.8 Pra forma strikte e kësaj kontrate është arsyeja që kjo kontratë nuk mundë të lidhet me autorizim.9 - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë kumutative sepse në momentin e lidhjes së kësaj kontrate dhënësi dhe marrësi i mbajtjes i dinë të drejtat dhe obligimet e tyre. Me këtë kontratë obligimet e palëve kontraktues janë të caktuara dhe të sigurta.10 Kjo kontratë është kontratë me prestime të përhershme, sepse ekzekutueshmria e kësaj kontrate zgjatë gjerë në momentin e vdekjes së marrësit të mbajtjes, respektivisht kryerjen e procedurave post mortore. - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme detyruese, në bazë të së cilës të dy palët kanë detyrime njëra kundrejt tjetrës, prandaj pavlefshmëria e një detyrimi shpie në pavlefshmërinë e tjetrit.11 Kjo nënkupton se dhënësi i mbajtjes obligohet që marrësin e mbajtjes ta mbajë, të ushqejë, të kujdeset për të, etj, ndërsa marrësi obligohet t’ia kaloj në pronësi pronën, sendin apo të drejtën e caktuar. Tek kjo kontratë përmbushja e detyrimeve nuk është e njëkohshme çka do të thotë se dhënësi i mbajtjes fillon përmbushjen e detyrimeve me nënshkrimin e kontratës, ndërsa përmbushja e detyrimit nga marrësi realizohet me vdekjen e tij.12 - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë me shpërblim, sepse dhënësi i mbajtjes për atë që i jep marrësit të mbajtjes në kundërshpërblim do të marr atë për çfarë janë dakorduar me kontratë. Specifikë e kësaj kontrate është se përpos detyrimeve të përcaktuara me kontratë, përfshihen edhe elemente të kodit moral, prandaj kjo kontratë ka elemente të kontratës pa shpërblim. - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë intuitu personae, sepse lidhet duke pas parasysh veçorit e palëve kontraktues dhe besimin e ndërsjella. Prandaj kërkesa e marrësit të mbajtjes ndaj dhënësit të mbajtjes nuk mund të kalohet në tjetrin.13

8

Prof. dr. Alajdin S. Alishani, E drejta e detyrimeve, Pjesa e vaçant, Prishtinë, 1990, fq.413. 9 Prof. dr. Nerxhivane Dauti, vep. e cit., fq. 279. 10 Dr. Lubisha Millosheviq, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 1977, fq. 73. 11 Doc. Andon Sallabanda, E drejta e detyrimeve, Pjesa e përgjithshëme, Tiranë, 1962, fq. 66. 12 Dr. Mirsa Mijacic, Obligacioni Ugovori, drugo dopunjeno izdanje, 1990, fq. 167. 13 Ligji për detyrime të Kosovës, neni 1209.

92

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE ...

- Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë aleatore, sepse në momentin e lidhjes së kontratës për marrësin e dhënies dihen të drejtat dhe detyrimet, ndërsa për dhënësin e mbajtjes detyrimet ndaj marrësit janë të pacaktuara në aspekt kohorë. Momenti i vdekjes së marrësit të mbajtjes është rrethanë e ardhshme dhe e pasigurt. Pra jetëgjatësia e marrësit të mbajtjes paraqitet si fakt aleatorë në këtë kontratë.14 - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme ka veçorin e saj se ajo mund të lidhet në dobi të personit të tretë. Kjo kontratë lidhet në mes të dhënësit dhe marrësit të mbajtjes ndërsa personi i tretë nuk është palë në këtë kontratë, por shfrytëzues i efekteve të kësaj kontrate. Pra kauza e kësaj kontrate është që kontrata mbi mbajten e përjetshme të lidhet për favor të palës së tretë. 2.1. Forma e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë formale e cila si e tillë rregullon marrëdhëniet juridiko-civile në mes të marrësit të mbajtjes dhe dhënësit të mbajtjes. Forma me shkrim e kësaj kontrate është një ndër kushtet esenciale për plotëfuqishmërin e saj. Sipas Ligji për detyrime të Kosovës forma e kontratës rregullohet me nenin 561 citoj: ” Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme duhet të bahet ne formë të aktit noterial”. Forma e kontratës është kusht esenciale në plotëfuqishmrin apo në shpalljen nule të kësaj kontrate. Para hyrjes në fuqi të ligjit për noterin,forma e kontratës përbëhej nga dy elemente: - forma me shkrim e përpilimit të kontratës, dhe - vërtetimi i kontratës para gjykatës kompetente. 2.1.1. Forma e shkruar e kontratës Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është punë juridike rreptësisht formale. Forma e përpilimit me shkrim ad solemnitatem është e rregulluar me ligj në shumicën e shteteve dhe mospërmbushja e këtij kushti paraqet bazë të fortë juridike që kjo kontratë të shpallet nulë. Doktrina juridike dhe praktika gjyqësore rëndësi të posaçme i kanë kushtuar problematikës lidhur me formën dhe përmbajtjen e kësaj kontrate. Kjo manifestohet gjatë shqyrtimit të çështjes lidhur me përmbajtjen e kontratës, nëse në përmbajtjen e saj është vendosur klauzula se kjo kontratë nuk mund të shkëputet nga asnjëra palë për çfarëdo arsye. 14

Andrija Gams, Uvod u gradjansko pravo, opsti deo, Beograd, 1967, fq. 240.

93

Phd. Cand. Teuta BEKA

Ndryshimi apo plotësimi i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme çdo herë është e paraparë që ajo të bëhet në formën me shkrim ashtu siç është kontrata bazë e cila po ashtu duhet të vërtetohet nga gjykata( Gjykata Supreme e Kroacisë, nr.Rev.197/85).15 Për të qenë e plotfuqishme kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, palët kontraktuese janë të obliguara që të shkruajnë emrin dhe mbiemrin e plotë në fund të përmbajtës së kontratës. Nëse pala kontraktuese është analfabete apo për arsye të sëmundjes, moshës nuk mund të nënshkruhet, atëherë në bazë të dispozitave të përgjithshme mundësohet vendosja e shenjave papilare të gishtit tregues, si dhe vërtetimi në gjykatë bëhet në pranin e dëshmitarëve, gjyqtarit dhe nëpunësit të administratës.16 Raste nga praktika gjyqësore: - Kushtet themelore për plotëfuqishmërin e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë: forma e shkruar dhe vërtetimi i kontratës nga ana e gjykatësit.(Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Sërbis, REV.nr.3439/96 datë 15.10.1996) - E plotëfuqishme është kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në të cilën pala edhe pse ka ditur të shkruaj, mirëpo për shkak të sëmundjes nuk ka mundur të nënshkruaj, në prezencë të gjyqtarit ka vendosur shenjat papilare të gishtit tregues. Nuk ka rëndsi se a është gishti i dorës së djathtë apo të majtë. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kroacis, Rev.nr.2111/88 datë 02.10.1988) 2.1.2 Vërtetimi i kontratës para gjykatës Procedura për vërtetimin e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme bëhet pranë gjykatës kompetente. Gjykata aplikon Ligjin për procedurën jashtëkontestimore gjatë vërtetimit të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme. Efekti juridik i kontratës arrihet në momentin e vërtetimit të kontratës nga gjykata. Gjatë vërtetimit të kontratës palët kontraktuese janë të detyruar që personalisht të jenë prezent, që nënkupton se kjo kontratë nuk mund të lidhet nga personi i tretë - me autorizim. Kjo tregon formalizmin e rreptë të cilën e ka paraparë ligjdhënësi lidhur me këtë kontrate. Kontrata mbi mbajtjen përjetshme vërtetohet pranë Gjykatës Komunale të vendit ku është parashtrua Propoizimi për vërtetimin e kontratës nga palët. Kjo realizohet në objektin (zyrën ) e gjykatës, mirëpo në situata të caktuara vërtetimi i kontratës bëhet edhe jashtë gjykatës nëse 15 16

Mr. Milenko Ubavic, vep. e cit., fq.54. Po aty, fq. 54.

94

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE ...

plotësohen kushtet ligjore për të. Procedura e vërtetimit të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme fillon me: - vërtetimin e identitetit të palëve nga ana e gjykatësit, - kur pala është analfabet, i verbër, shurdhmemec apo nuk e njeh gjuhën zyrtare që përdoret në gjykatë, vërtetimi i kontratës bëhet në prani të dy dëshmitarëve apo në prani të përkthyesit gjuhësorë, - gjykata konstaton vullnetin dhe dëshirën serioze të palëve për lidhjen e kontratës. - gjyqtari është i obliguar të lexoj kontratën me zë, të ua tërheq vërejtjen palëve lidhur me pasoja juridike që dalin me rastin e lidhjes së kësaj kontrate, njëkohësisht marrësit të mbajtjes i tërhiqet vërejtja që me këtë kontratë nuk guxon të preket pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve. - Kontrata bëhet e plotëfuqishme me vulosjen dhe me nënshkrimin nga na e gjykatësit i cili ua dorëzon kontratën e vërtetuar palëve kontraktues. Doktrina juridike si dhe praktika gjyqësore njeh të ashtuquajturën ”konvalidim” apo fuqizim të kontratës, në rastet kur kemi të meta të vogla formale në lidhje e kontratës17. Me hyrjen në fuqi të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Kosovës dhe Ligjit mbi Noterin në Kosovë përpilimi i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme bëhet në formë të aktit noterial. Të gjitha kompetencat dhe detyrimet lidhur me formën dhe vlefshmërinë i mban noteri. Raste nga praktika gjyqësore: - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është raport juridiko-civile rrepësishtë formale dhe është e pavlefshme nëse nuk është e vërtetuar nga gjykatësi. (Vendimi i Gjykatës Supreme të Bosnes dhe Hercegovinës, C.nr.797/70) - Gjatë lidhjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme nuk mund të jenë dëshmitar personat, të cilët nuk mund të jenë dëshmitar as gjatë përpilimit të testamentit. (Agjykimi i Gjykatës Supreme të Maqedonis, Rev.nr.611/85) - Fakti që gjykatësi gjatë vërtetimit të kontratës shprehimisht nuk ua ka lexuar kontratën palëve, nuk e bënë këtë kontratë të pavlefshme, nëse pala në tërsi ka qenë i njoftuar me dispozitat e kontratës, si dhe gjykatësi i 17

Dr. Oliver B. Antic, Zoran M. Balinovac, Komentar Zakona o naslegjivanju, Beograd, 1996, fq.519.

95

Phd. Cand. Teuta BEKA

ka njoftuar palët për përmbajtjen e kontratës dhe natyrën juridik të saj. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kroacisë, Rev.nr.2772/87 3. Kushtet për lidhjen e kontratës për mbajtjen e përjetshme Për lidhjen e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme duhet të plotësohen disa kushte. Kushtet kryesore për lidhjen e kontratës janë: aftësia punuese e palëve, pajtimi i vullnetit të palëve, lënda e kontratës, baza e saj. Këto kushte duhet të plotësohen në mënyrë kumulative me qëllim që kontrata mbi mbajtjen e përjetshme të prodhoj efekte juridike në qarkullimin e mallrave dhe dhënien e shërbimeve. 3.1 Aftësia punuese e palëve kontraktuese Dhënësi i mbajtjes tek kjo kontratë duhet të ketë aftësi të plotë punuese. Pos mundësis materiale në përmbushjen e detyrimeve ndaj marrësit të mbajtjes, ai duhet të posedoj veti të larta morale dhe etike që e bën që kjo marrëdhënie të cilësohet jo vetëm si raportë juridiko-civil por edhe human. Dhënësi i mbajtjes si palë kontraktuese në këtë kontratë mund të jetë çdo person fizikë i aftë për të vepruar dhe personi juridik. Personi juridik mund të jetë dhënës i mbajtjes veprimtaria e të cilit është dhënia e mbajtjes(shtëpia e pleqve, institucionet e veçanta që ofrojnë shërbime të mbajtjes së përhershme)18 Kur si dhënës i mbajtjes paraqiten më shumë persona fizikë atëherë me kontratë precizohet mënyra dhe sasia e dhënies së mbajtjes në mes tyre, nëse kjo nuk është e precizuar me kontratë atëherë nënkuptohet që përgjegjësia e tyre në përmbushjen e detyrimeve është solidare. Marrësi i mbajtjes mund të jetë vetëm person fizik i cili ka nevojë për mbajtje dhe kujdes. Marrës të mbajtjes zakonisht janë persona të moshuar, invalid, të sëmur të cilët disponoj pasuri dhe ka nevojë për kujdesie, dhe të cilët në kundërshpërblim për kujdesin e dhënë janë të gatshëm që pasurin t’ia tjetërsojnë dhënësit të mbajtjes. Në rast se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme lidhet në favor të personit të tretë, atëherë beneficieri-frymëzuesi i mbajtjes së përjetshme mund të jetë edhe personi me aftësi të kufizuar të veprimit. Raste nga praktika gjyqësore: 18

Dr. Mirsa Mijacic, vep. e cit., fq. 161.

96

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE ...

- Mosha, aftësia punuese dhe vetit tjera të dhënësit të mbajtjes nuk ndikojnë në vlefshmërinë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme, nëse marrësi i mbajtjes para lidhjes së kontratës ka qenë i njoftuar për to.(Gjykata Supreme e Maqedonis, Rev.nr. 2664/94 datë 7.12.1994) - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme lidhet duke u bazuar në cilësitë individuale të palëve, prandaj nëse dhënësi i mbajtjes detyrimet e tija personale ia kalon personave të tretë, marrësi i mbajtjes mundet të kërkoj zgjidhje të kontratës. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Sërbis, Rev. 2664/02 datë 20.06.2002). 3.2. Pajtimi i vullnetit të palëve Pajtimi i vullnetit të palëve është një nga kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës. Nuk ka kontratë, në qoftë se nuk arrihet pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese mbi elementet esenciale të kontratës. 19 Në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme elementet esenciale të saja janë: mbajtja e përjetshme dhe caktimi i pasurisë që do ti takoj dhënësit të mbajtjes nga ana e marrësit të mbajtjes. Palët kontraktuese përveç elementeve esenciale të kontratës, ata pajtohen edhe rreth kushteve të veçanta të cilat si të tillë e bëjnë që kjo kontratë të cilësohet si një ndër kontratat më të ndjeshme në të drejtën kontraktore. Mbajtja e përjetshme është çështje për të cilën palët kontrakuese dakordohen gjatë lidhjes së kontratës. Mbajtja e përjetshme përfshin kujdesin e plotë, e shprehur lidhur me kujdesin shëndetësor, mbi ushqimin, veshmbathjen, shërimin, kujdesi për nevoja personale dhe kulturore. Këtu përfshihet edhe kujdesi rreth varrimit dhe ceremonive post mortore.20 Element thelbësor në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme është caktimi respektivisht precizimi në kontratë se cila të drejta apo pasuri i barten dhënësit të mbajtjes nga marrësi i mbajtjes si kundërshpërblim për mbajtjen e ofruar. Objekte të kalimit të pronësisë mund të jenë: sendet e luajtshme, sendet e paluajtshme, të drejtat apo edhe sasia e caktuar e të hollave. Në sende të paluajtshme përfshihen edhe sendet e luajtshme të cilat sipas destinimit i shërbejnë sendeve të luajtshme. Nëse kemi të bëjmë me sendet e luajtshme gjatë përpilimit të kontratës ato duhet në mënyrë taksative të precizohen.21

19

Dr. Lubisha Millosheviq, vep.e cit., fq.42. Prof.dr. Alajdin Alishani, vep e cit., fq. 419 21 Dr. Mirsa Mijacic, vep. e cit., fq. 162. 20

97

Phd. Cand. Teuta BEKA

3.3. Lënda e kontratës Lëndë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë obligimet e ndërsjellta të palëve kontraktues të kësaj kontrate për çka dhe është lidhur kjo kontratë. Lënda e kësaj kontrate duhet të jetë e mundshme, e caktuar dhe e lejuar. Pra lëndë të dhënësit të mbajtjes janë dhëniet të cila duhet ti ipen marrësit të mbajtjes e që përfshijnë banimin, ushqimin, veshmbathjen, kujdesin shëndetësor, kujdesi për nevojat kulturore, si dhe pas vdekjes varrimi sipas traditave të marrësit të mbajtjes. Lëndë e detyrimeve të marrësit të mbajtjes është premtimi i mbajtjes së ndonjë të drejte, apo të një pjese apo të tërë pasurisë në dhënësin e mbajtjes. Këtu përfshihen sendet e paluajtshme dhe ato të luajtshme. Në sende të paluajtshme përfshihen edhe sendet e luajtshme të cilat i shërbejnë sendeve të luajtshme si: pajimet bujqësore, veglat dhe kafshët. Në këtë kontratë mund të përfshihen edhe sendet e luajtshme por marrësi këto duhet ti precizoj saktë në kontratë.22 Raste nga praktika gjyqësore: - Lëndë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme mund të jetë vetëm ai send i cili në momentin e lidhje së së kontratës është në pronësi të marrësit të mbajtjes. (Gjykata Supreme e Sllovenis, Rev.nr.1814/98 datë 24.09.1998) - Lënda e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme përbëhet nga prona e paluajtshme e nëse dëshirohet të përfshihen edhe sendet e luajtshme, të cilat nuk janë pjesë e sendeve të paluajtshme, ato në mënyrë taskative duhet të evidentohen në kontratë, në të kundërtën ajo pjesë e kontratës nuk do të ketë efekt juridik. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Vojvodinës, Rev.781/87 datë 30.09.1987) - Lëndë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme mundet me qenë kërkesa monetare e dhënësit të mbajtjes, si e drejtë e kalueshme pronësore, por që duhet të evidentohet në kontratë.(Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kroacisë, Rev.nr.2447/81. - Nëse në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme, nuk është cekur shprehimisht se të hollat e gatshme të marrësit të mbajtjes janë lëndë e kontratës, me vdekjen e marrësit këto të holla do të hyjnë në masën trashëgimore të tij, dhe dhënësit nuk do ti takojn.(Gjykata Supreme e Serbisë, C. nr. 3631/67)

22

Milan R.Obradovic, Ugovori gradanskog prava, Poslovni biro, 2008, fq.344.

98

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE ...

- Nëse marrësi i mbajtjes në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme ia ka bartur tërë pasurin e paluajtshme dhënësi, në këtë pasuri përfshihet edhe pasuria e uzurpuar, e cila në momentin e lidhjes së kontratës është vërtetuar pronësia e marrësit të mbajtjes. (Vendimi i Gjykatës Supreme të Bosnje dhe Hercegovinës 570/89, Bilten Sudske prapse Vrhovnog Suda B i H. Broj 4/9, PRIS.) 4. Baza e kontratës Baza e kontratës është kusht i përgjithshëm për lidhjen e kontratës. Baza paraqet arsyen juridike të kalimit të pronësisë në dhënësin e mbajtjes si dhe detyrimin e tij që ti ofroj dhënien marrësit të mbajtjes. Prandaj themi se baza e detyrimit të njërës palë paraqet bazë juridike për detyrimin e palës tjetër. Baza e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme është motivi i lidhjes së kësaj kontrate, respektivisht arsyeja e bartjes së pronësisë nga marrësi në dhënësin e mbajtjes. Shpesh motivi i lidhjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme barazohet me bazë e kësaj kontrate. Kështu nga praktika gjyqësore ndodhë që nëse nuk arrihen te realizohen motivet apo qëllimi për të cilën është lidhë kontrata, si mospërmbushja e rregullt e obligimeve në mbajtje atëherë baza e kontratës nuk është realizuar dhe kjo paraqet arsye për zgjidhjen e kontratës.

99

Phd. Cand. Teuta BEKA

PhD cand. Teuta BEKA

THE GENERAL OVERVIEW OF THE CONTRACT FOR LIFETIME KEEPING The contract on lifetime keeping is compulsory for both sides and as such regulates the specific civil-law relationships and at the same time it is one of the most specific contracts for service and merchandise exchange. Looking at the fact that between parties a permanent compulsory relationship is created makes the contract quite complex. The characteristics of this contract such as: the nonspecific longevity of the contract, the requests and obligations of parties that continuously change, the failure to regularly fulfill the obligations, leads to the braking the contractual agreement, which leads to failure to complete the contract. In the previous legislation in Kosovo, the concept of lifetime keeping was regulated as part of the hereditary law. Taking into account the action span of this law and the socio-economic relationship that have reigned in that particular time, the practical applicability of this contract was quite small, because this type of contract includes more obligatory law elements than hereditary law. The law on obligations does not regulate this matter in the specific form; nevertheless while implementing this contracts the parties usually have already used the general principles of the same law. Therefore, the semi regulation of this contract in our legislation causes problems and discussions by the law practitioners. However, with the fast development of the economy and changes that happens in the social relationships, the contract on lifetime keeping starts to be more important in the contemporary law, and specifically in the exchange of services and merchandise. This in addition to having economic importance, it also has a moral character that makes it specific and special from other type of contracts. Hence, raising this topic is hugely important, and as such should be treated with great dedication by the law doctrine, where the last destination would be its practical applicability in the exchange of services and merchandise.

100