Studimet e paqes dhe konfliktit - Fakulteti Filozofik - Universiteti i

Përshkrimi i lëndës. Studimet e Paqes shpesh janë kuptuar edhe si studime të zgjidhjes së konflikteve me mjete paqësore. Këto gjerësisht shprehin, dhe...

14 downloads 454 Views 581KB Size
UNIVERSITETI I PRISHTINËS –Prishtinë

SYLLABUS i Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike:

Departamenti i Shkencave Politik, Fakulteti Filozofik

Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi – ECTS: Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet kontaktuese:

Studimet e Paqes dhe Konfliktit

Përshkrimi i lëndës

Studimet e Paqes shpesh janë kuptuar edhe si studime të zgjidhjes së konflikteve me mjete paqësore. Këto gjerësisht shprehin, dhe konsistojnë kah studimi sistematik dhe ndërdisiplinor i shkaqeve të konfliktit dhe kushteve të paqes me theks të vacantë në ndërtimin e paqes dhe pajtimit. Studimet e Paqes dhe Konflikteve në një masë i adresohen edhe burimeve të luftës, shtypjes dhe dhunës sociale, por edhe sfidave në promovime të paqes dhe drejtësisë.

Bachelor Zgjedhore Viti i tretë (III-te), Semestri i gjashtë (VI-të)

2+2 6 E merkurë : 13;30 - 15;00 Salla nr....... Prof. Asc. Dr. Haxhi FERATI Tel: 044 – 620 - 552/ E-mail : [email protected]/

Studimi trajton edhe strategjitë - aplikimin e metodave, identifikimin e veprimeve për transformimin e situatave violente, apo të dhunshme, gjithashtu shqyrton edhe procedurat, të tilla si ndërmjetësimin, të përdorë për të promovuar korrigjim të ankesave. Studimet e Paqes dhe Konflikteve kushtimisht duhet pare edhe si një kartë ndërdikasteriale e hartuar për të prezantuar një si përmbledhje të strategjive paqësore për zgjidhjen e konfliktit të para nga perspektiva gjenerale e tyre. Kjo, sidomos, atëherë kur gjatë studimit diskutohen shumë çështje të

1

diskutueshme dhe kur studentët janë të inkurajuar për t’u pajtuar ose jo me njëri-tjetrin etj., me çka edhe bëhen përpjekje për të inkurajuar të menduarit kritik tek studentët.

Qëllimet e lëndës:

Qëllimet dhe objektivat të cilat synohen të arrihen me realizimin e këtij programi studimor, janë ato që studentët të arrijnë : - Të njohin nga afër veten me konceptet e paqes pozitive dhe negative, të kuptojnë rrënjët e konfliktit; - Edhe praktikisht të përvetësojnë – mësojnë parimet e një kulture të paqes; - Të angazhohen për reflektim të kujdesshëm dhe të qëndrueshme mbi disa nga problemet kryesore me të cilat përballet njerëzimi sot; - Të njihen nga afër vetë me çështjet e menaxhimit të konfliktit, dhunës, drejtësisë sociale, dhe zgjidhjen e konflikteve dhe - Të shqyrtojnë historinë, politikat, dimensionet ekonomike, sociale dhe shoqërore të paqes dhe konflikteve.

Rezultatet e pritura të nxënies:

Deri në fund të kursit studentët duhet të jenë në gjendje : Të kuptojnë Politikat e paqes dhe të konflikteve (studenti duhet të jetë në gjendje të njoh rëndësinë dhe ndikimin e këtyre politikave sidomos të BE-së, brenda shteteve anëtare, vendeve kandidate dhe pjesët tje tëra të botës) Të kuptojnë historinë, evoluimin dhe zhvillimin e Politikave tëpaqes dhe të konflikteve në të kaluarën dhe të sotmën. Të zbatojnë konceptet, teoritë dhe metodat e përdorura në studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në analizën e Politikave të paqes dhe të konflikteve

2

Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё nxёnit tё studentit) Aktiviteti Ligjërata Ushtrime teorike/laboratorike Punë praktike Kontaktet me mësimdhënësin/konsultimet Ushtrime në teren Kollokfiume,seminare Detyra të shtëpisë Koha e studimit vetanak të studentit (në bibliotekë ose në shtëpi) Përgaditja përfundimtare për provim Koha e kaluar në vlerësim (teste,kuiz,provim final) Projektet,prezentimet ,etj

Orë

Ditë/javë

Gjithësej

Totali

Metodologjia e mësimëdhënies:

Ligjerate e cila do te mbeshtetet ne materialet e paraparw si dhete zgjoj kurreshtjen e rasteve te vecanta si qasjes krahasuese. Diskutim interaktiv me student. Prezantimet e studenteve dhe debatet rreth tyre.

Metodat e vlerësimit:

1

Vijueshmëria e rregullt ne ligjërata dhe pjesëmarrje aktive ne debate (10%)

2

Punim seminarik, ne grupe dhe prezantimi i tyre (30% )

3

Testi perfundimtar (60% e notes)

Literatura Literatura bazë:

1. Joshua S. Goldstein : “ Marrëdhëniet Ndërkombëtare”; Dituria, Tiranë, 2003 2. Zbigniew Brzezinski; Strategic Vision_ America and the Crisis – of Global Power; Basik Books,New York. 3. Dr.sc. Bejtush Gashi; Prof.Dr. Pjeter Hidri;Konfliktet Ndërkombëtare dhe Ndëretnike; Pr. 2008 4. Lisen Bashkurti; Krizat Ndërkombëtare; Tiranë, 3

2008 . Literatura shtesë:

5. Friedrich Glasl: Menaxhimi i konflikteve. Një manual për udhëheqës dhe këshilltarë. Bot. 2, Bern/Stuttgart 1992 6. Henry Kissinger; Diplomacia; Tiranë 1999 7. Walter Isard : “Understanding Conflict and the Science of Peace”, Blacwley Publichers, Cambridge 1996 8. Menaxhimi i Konfliktit dhe Negociatat(Manual)- Përkthim nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC 9. Donald L. Horewitz : “Ethnic Groups in Conflict”, University of California , London 2000 10. Johan Galtung: Paqe me mjete paqësore, Universiteti me korrespondencë Hagën 1997, 11. Manual për Ndërmjetësimin dhe Pajtimin ne Rastet e Konflikteve te krijuara nga Trafikimi i Qenieve Njerëzore; Përgatitur nga Fondacioni Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve; Tirane 2006 12. Fernand de Varennes : Sfidat e shpeshta ne implementimin e Marrëveshjeve paqësore Brenda shtetit.

Plani i dizejnuar i mësimit: Java Java e parë:

Ligjerata që do të zhvillohet -

Prezantim i Syllabusit, menyën e realizimit dhe organizimit.

-

Njohja me përgjegjësit dhe obligimet lidhur me lëndën.

-

Studimet mbi paqen dhe konfliktin si nevojë dhe domosdo e kohës ;

Java e dytë: Java e tretë:

Paqja si nocion dhe përmbajtje: Çfarë do të thotë paqe? -

Koncepti dhe gjeneza

-

Strategjitë e paqes

-

Heksagoni i paqes

4

Java e katërt:

Java e pestë:

Java e gjashtë: Java e shtatë: Java e tetë:

Java e nëntë:

Dhuna si koncept dhe përmbajtje : -

Tipologjia e dhunës

-

Ndalimi i dhunës

Konflitkti si nocioni dhe përmbajtje : -

Konflikti si nocion

-

Dinamika e konfliktit

Analiza e konfliktit dhe përpunimi konstruktiv i tij Konfliktet shoqërore Teoria e konfliktit : -

Pse luftërat ndodhin

-

Rrënjët politike të konflikteve

Lufta si formë më ekstreme e konfliktit -

Origjina e konfliktit të armatosur

-

Faktorët determinues të luftës

Java e dhjetë: Java e njëmbedhjetë: Java e dymbëdhjetë: Java e trembëdhjetë:

Teoritë bashkëkohore të luftës dhe paqes Roli i fuqise në rrjedhat dhe proceset bashkëkohore Ushtria bashkëkohore dhe dimensionet Civile Hyrje ne teori dhe praktike: Intervenimi civil per paqen: Metodologjia e studimit dhe prezantimi i rasteve Java e katërmbëdhjetë: Prezantimi i disa rasteve studiuese. Java e pesëmbëdhjetë: Prezantimi i disa rasteve studiuese. Evoluimi dhe analiza e kursit Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes: Realizimi i këtij Syllabusi domosdoshmërësht do te realizohet konform Ligjit mbi arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, politikave akademike te Universitetit të Prishtinës sikurse edhe atyre qe e rregullojnë punën dhe veprimtarin në kuadër të Fakultetit Filozofik, sikurse edhe të Kodit etik të mësimdhënësit.

5