S T A T U T - shkollateknike.com

Pozita juridike e shkollës; 2. Procesi edukativo-arsimor; 3. ... Praktika profesionale organizohet në shkollë, në ndërmarrje, në punëtori të pavarur...

99 downloads 1042 Views 109KB Size
Duke u mbështetur nenin 29. parag. 9 , pika a të Ligjit mbi arsimin fillor dhe të mesëm nr.2002 dhe Udhëzimeve administrative të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr.2000/18, 2/2001, 17/2002, 18/2002 dhe 04/2003, Këshilli i shkollës së meseme teknike “Mehmet Isai” më Dhjetor 2003, me këtë:

S

T

A

T

U

T

E harmonizojë Statutin e më parshëm të shkollës i miratuar më 19.05.1995 Nr.01321/1.

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1. Ky Statut është akti themelor i shkollës me të cilin rregullohen këto fushëveprime: 1. Pozita juridike e shkollës; 2. Procesi edukativo-arsimor; 3. Organet qeverisëse dhe profesionale të shkollës; 4. Kriteret e zgjedhjes, të drejtat, detyrat, përgjegjësit dhe realizimi i pagave mujore të arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe punëtorëve teknikoadministrativ; 5. Regjistrimi, të drejtat, detyrat, përgjegjësitë, vlerësimi dhe cilësimi i nxënësve; 6. Evidencën e punës edukativo-arsimore dhe dokumentacionin e nxënësve si dhe informoimi i punëtorëve.. Pozita juridike e shkollës Neni 2. Shkolla është instuticion edukativo – arsimor me interes të veçant, e cila punon dhe vepron me këtë emërtim (emër): shkolla e mesme teknike”Mehmet Isai” me seli në Gjilan. Neni 3.

Shkolla mund të filloi punën kur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në tekstin e më tejmë (MASHT) e konstaton se i plotëson kushtet për organizimin e punës edukativo arsimore. Shkolla e ka statusin e personit juridik.

Neni 4. Shkollën e përfaqëson drejtori i shkollës ose personi tjetër i autorizuar.

Neni 5.

Shkolla, për vërtetimin e autenticitetit e ka vulën e formës së rrumbullakët me diametër___ të shkruar në gjuhen shqipe dhe anglishte me këtë tekst: Rrethi i parë(I) KOSOVË- KOMUNA E GJILANIT KOSOVO- MUNICIPALITY OF GJILAN Rrethi i dytë(II) SHKOLLA E MESME TEKNIKE ”MEHMET ISAI” SECONDARY TECHNICAL SCHOOL. Selia e shkollës shkruhet në mesë të vulës- GJILAN. Shkolla e posedon edhe vulën në formë katrore e shkruar në gjuhen shqipe dhe anglishte me dimension prej______cm, me këtë tekst: KOSOVË- KOMUNA E GJILANIT KOSOVO- MUNICIPALITY OF GJILAN SHKOLLA E MESME TEKNIKE ”MEHMET ISAI” SECONDAY TECHNICAL SCHOOL Nr._________________ NO. DATA______________ DATE Neni 6. Rujtja dhe përdorimi i vulave i besohet sekretarit- zyrtarit administrativ të shkollës ose ndonjë person tjetër i autorizuar nga drejtori. II. DISPOZITAT E VEÇANTA

Procesi edukativo- arsimor

Neni 7. Procesi edukativo- arsimor është veprimtaria themelore e shkollës prej të cilës nxënësit fitojnë përgatitjen shkollore të arsimit të mesëm të nivelit të lartë për 3 vite, apo për 4 vitevarësisht nga plan programi- mësimor. Neni 8. Mësimi në shkollën tonë zhvillohet sipas këtyre drejtimeve (degëve): - të elektroteknikës; - të makinerisë; - të ndërtimtarisë; - të gjeodezisë dhe - të komunikacion Të gjitha këto degë i kanë edhe profilet arsimore përkatëse të cilat nuk po i theksojmë.

Neni 9. Shkolla kujdeset që nxënësit të fitojnë njohuri të nevojshme të mbështetura në të arrituat bashkohore të shkencës, të kulturës dhe të teknologjisë, respektivisht të zhvillimit të gjithmbarshëm të nxënësit. Neni 10. Viti shkollor fillon me 1 shtator dhe përfundon më 31 gusht të vitit pasardhës i cili zhvillohet brenda 45 javë të njëpasnjëshme dhe ndahet në dy semestra (gjysmëvjetorë): - Semestri i parë fillon me 1 shtator dhe përfundon me 19 dhjetor; - Semestri i dytë fillon me 12 janar dhe përfundon me 11 qershor, kurse për vitet përfundimtare mësimi përfundon me 21 maj. Neni 11. Pushimet shkollore: - Pushimi vjeshtor fillon më 27 dhe përfundon më 31 tetor; - Pushimi dimëror fillon më 22 dhjetor dhe përfundon më 9 janar të vitit të ardhshëm; - Pushimi pranveror fillon me 29 mars dhe përfundon më 2 prill dhe - Pushimi veror fillon më 25 qershor dhe përfundon me 31 gusht. Fillimin dhe përfundimin e mësimit si dhe kohën e pushimit të nxënësve për çdo vit shkollor e përcakton MASHT.

Festat publike Neni 12. -

Bajrami i madh 28 Nëntor – Dita e Flamurit Bajrami i vogël Festa e Pashkëve Festa e 1 Majit Neni 13.

Në shkollë mund të formohen: Organizata humanitare, shoqëri dhe seksione kulturore, sportive dhe shkencore. Format e organizimit të mësimit dhe të provimeve

Format e mësimit Neni 14. -

Mësimi teorik Mësimi praktik Praktika profesionale

Organizimi i provimeve Neni 15. -

Provimet Provimet e klasës Riprovimet Provimet plotësuese Provimet me korrespondencë Provimi përfundimtarë dhe i maturës.

Mësimi teorik Neni 16. Mësimi teorik zhvillohet në klasë sipas lëndëve mësimore. Ora e mësimit teorik zgjatë 45 minuta. Nxënësit duhet të kenë orë aq sa përcaktohen me plan programin mësimor të MASHT. Mësimi praktik

Neni 17. Mësimi praktik zhvillohet në kabinete, laboratorë, punëtori të shkollës ose në ndërmarrje të cilat i plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit praktik. Ora e mësimit praktik zgjatë 60 minuta. Nëqoftëse mësimi praktik ka karakter të ushtrimeve laboratorike ose praktike të cilat zhvillohen në kuadrin e lëndëve të mësimit teorik ora e mësimit praktik zgjatë 45 minuta. Nxënësit me orar mësimor brenda ditës mund ti mbajnë 6 orë të mësimit praktik, nëse mësimi praktik zhvillohet në ndërmarrje ose në punëtori të pavarur. Neni 18. Mësimi organizohet sipas klasëve. Nxënësit e të njëjtës klasë ndahen në paralele. Paralelja e të njëjtës klasë mund të ketë deri në 32 nxënës.

Praktika profesionale Neni 19. Praktika profesionale organizohet në shkollë, në ndërmarrje, në punëtori të pavarur etj. Gjatë praktikës profesionale sigurohet mbrojtja e nevojshme e nxënësve në punë. Me marrëveshjen e shkollës me ndërmarrjen, punëtorinë e pavarur etj, përcaktohet mënyra dhe kushtet për zhvillimin e praktikës profesionale. Praktika profesionale dhe mënyra e realizimit të saj përcaktohen me planprogram mësimor.

Neni 20. Duke kryer praktikën profesionale nxënësit mund të krijojnë të mira materiale. Të mirat materiale- mjetet e fituara nga praktika profesionale dhe nga puna prodhuese në marrëveshje me bashkësinë e nxënësve (Këshillin e nxënësve) hynë në fondin e shkollës. Organizimi i provimeve

Provimet Neni 21. Provimet ipen me gojë dhe me shkrim, varësisht nga përmbajtja e planprogramit mësimor. Provimet ipen para komisionit provues të shkollës, të cilin me propozimin e drejtorit e zgjedhë këshilli i arsimtarëve.

Komisionin e përbëjnë 3 anëtarë: kryetari, pyetësi dhe anëtari i komisionit. Nota e dhënë në provim paraqet vendimin e 3 anëtarëve të komisionit. Anëtari i paknaqur me vendimin e 2 anëtarëve tjerë të komisionit mund ta ndajë mendimin e vet me shkrim. Për notën kontestuese vendosë Këshilli i Arsimtarëve. Provimet e klasës Neni 22. Provimit të klasës i nënshtrohen nxënësit të cilët për shkak të sëmundjes ose ndonjë arsye tjetër nuk e kanë vijuar mësimin në një lëndë mësimore, në më shumë lëndë mësimore ose në të gjitha lëndët mësimore më tepër se 1/3 e orëve, mund ta kryej klasën duke e dhënë provimin e klasës. Provimet e klasës organizohen në afatin e qershorit dhe të gushtit. Për organizimin e provimit të klasës shkolla është e detyruar të mbajë mësimin konsultativ duke i njoftuar nxënësit me tekstet mësimore dhe literaturën ndihmëse si dhe duke realizuar së paku 15% të planprogramit mësimor për lëndën apo lëndët përkatëse. Riprovimet Neni 23. Nxënësit të cilët në fund të vitit mësimor kanë një ose dy nota të pamjaftueshmeriprovohen. Nxënësit riprovohen vetëm në shkollën në të cilën e kanë vijuar mësimin. Nxënësit riprovohen në dy afate: në afatin e qershorit dhe të gushtit. Në afatin e qershorit riprovimet mbahen së paku 10 ditë pas përfundimit të mësimit të rregullt. Nxënësi i cili nuk e kryen provimin në afatin e qershorit përcillet në afatin e gushtit. Nxënësit të cilët mbesin në riprovim nga provimet e klasës- riprovohen vetëm në afatin e gushtit. Nxënësit të cilët nuk i kryejnë riprovimet as në afatin e gushtit – përsërisin klasën, këta mund ta kryejnë klasën si nxënës me korrespondencë në vitin e ardhshëm shkollor duke dhënë provimin vetëm nga lënda nga e cila nuk ka mundur ta kryej riprovimin. Nxënësi i cili e përsërit klasën, në vitin e ardhshëm shkollor mund ta vijojë mësimin si nxënës i rregullt në të njëjtën klasë ose ta kryej klasën si nxënës me korrespondencë duke i kryer provimet vetëm nga lëndët në të cilat ka pasur nota të pamjaftuara. Provimet ipen në afatet e provimeve të vitit të ardhshëm shkollor. Për mënyrën e kryerjes së klasës si nxënës i rregullt ose me korrespondencë, vendos nxënësi (përsëritësi) në fillim të vitit të ardhshëm shkollor. Provimet plotësuese Neni 24. Nxënësit mund të kalojnë prej një profili arsimor në tjetrin përkatësisht prej një shkolle në shkollën tjetër.

Nxënësit që kalojnë prej një profili në tjetrin përkatësisht prej një shkolle në tjetrën si dhe nxënësit të cilët e kanë kryer një profil arsimor apo një shkollë të mesme dhe dëshirojnë të kryejnë edhe një profil tjetër arsimor, përkatësisht një shkollë tjetër duhet të kryejnë provimet plotësuese. Provimet plotësuese kryhen në lëndët mësimore që nuk kanë qenë të përfshira në planprogramin mësimor të profilit arsimor të shkollës nga e cila vjen nxënësi. Rezultati i provimit plotësues evidentohen në dokumentacionin e shkollës dhe në shpinë të dëftesës së shkollës nga e cila vjen nxënësi. Për kalimin prej një profili arsimor në tjetrin përkatësisht prej një shkolle në shkollën tjetër vendosë Drejtori i shkollës. Për provimet plotësuese nxënësi paguan sikur nxënësit me korrespondencë.

Provimet për nxënësit me korrespondencë Neni 25. Nxënësit me korrespondencë i kryejnë provimet sipas klasëve. Provimet me korrespondencë gjatë një viti shkollor organizohen në tri afate: në afatin e janarit (afati i parë), në afatin e qershorit dhe të gushtit. Nxënësit me korrespondencë i kryejnë provimet sipas planprogramit mësimor për nxënësit e rregullt. Shkolla para organizimit të provimeve me korrespondencë organizon mësimin konsultativ duke i njoftuar kandidatët me planprogramin mësimor, me tekstet mësimore dhe me literaturën. Gjat mësimit konsultativ mësimi mbahet me planprogram mësimor të reduktuar dhe zgjat 6 ditë. Orarin e mbajtjes së mësimit konsultativ e cakton shkolla. Për mbajtjen e provimeve me korrespondencë caktohet komisioni prej tre anëtarësh: kryetari, pyetësi dhe anëtari i përhershëm si dhe zgjidhet komisioni qendrorë të cilin e përbëjnë: drejtori dhe kryetarët e komisioneve.

Provimi përfundimtar dhe i maturës Neni 26. Me kryerjen e klasës së fundit, nxënësit kryejnë provimin përfundimtar. Provimi përfundimtar në shkollat profesionale është provim për verifikimin e aftësive profesionale të nxënësve. Përmbajtja dhe mënyra e dhënies së provimit përfundimtar- të maturës përcaktohet me planprogramet mësimore të profileve përkatëse. Provimi përfundimtar- maturës kryhen në shkollën në të cilën nxënësit e kanë kryer klasën e fundit. Kaptina e provimeve rregullohet me rregullore të veçant.

Organet qeverisëse dhe profesionale të shkollës

Neni 27.

Organet qeverisëse në shkollë janë: Drejtori i shkollës Këshilli i shkollës, Këshilli i nxënësve. Drejtori i shkollës Neni 28. Drejtori i shkollës emërohet në bazë të konkursit publik. Drejtorin e shkollës e emëron organi kompetent në mbështetje të rekomandimit të një komisioni të përbashkët me përfaqësues të MASHT- it dhe të komunës i cili formohet me udhëzimin e MASHT- it. Neni 29. Personi i cili zgjidhet Drejtor i shkollës duhet t`i përmbushë kushtet e përcaktuara në Ligjin mbi shërbimin civil dhe kushtet e veçanta: Përvoja e punës prej së paku tri vite në procesin edukativo arsimor dhe kualifikimifakulteti përkatës. Neni 30. Drejtori i shkollës mund të shkarkohet nga MASHT për arsye bindëse të përcaktuara si më poshtë: - nëse është denuar nga gjykata për vepër penale, - nëse është i pa aftë për të ushtruar funkcionin e postit të tij për shkak të pa aftësimit të tij fizik dhe mendor i vërtetuar nga raporti i një autoriteti të pavarur mjekësor që caktohet nga MASHT, - nëse ka bërë veprime që sipas mendimit të MASHT, përfaqësojnë dështim ose refuzim neglizhim apo pa aftësi të vazhdueshme për të kryer detyrat e postit ose për të realizuar objektivat e arsimit që paraqitet në nenin 4 të Ligjit mbi Arsimin fillor dhe të mesëm. Neni 31 Drejtorin e shkarkon një Komision i zgjedhur nga MASHT dhe nga Komuna i cili do t’i shqyrtojë rastet e inicuara nga palët (Komuna ose Ministria). MASHT vendos në instancën përfundimtare administrative ndaj vendimit të Komisionit disciplinor. Nëqoftëse drejtori i shkollës për ndonjë arsye largohet nga puna, atëherë organi i cili e ka emruar e emron një ushtrues tjetër të detyrës së drejtorit në kohëzgjatje prej 3 muajve.

Përgjegjësitë e drejtorit të shkollës Neni 32. Duke iu nënshtruar përgjegjësive ndaj MASHT, Komunës dhe Këshillit të shkollës, drejtori është përgjegjës për organizimin e procesit mësimor, hartimin e planit të punës, vendosjen e objektivave të shkollës, vlerësimin dhe administrimin e përgjithshëm të shkollës. Drejtori është i obliguar të paraqes raport vjetor për veprimtarinë e shkollës dhe të japë informacione të tilla sa herë që kërkohet nga puna dhe MASHT. Drejtori cakton një zëvendës nga radhët e kolektivit të shkollës i cili merr funksionet e tij kur ai-ajo mungon kur shkolla nuk ka zëvendësdrejtor. Drejtori i shkollës është sekretar i Këshillit të shkollës. Drejtori i raporton Këshillit të shkollës: sipas kërkesës, për financat dhe aktivitetet e shko-llës, ka të drejtë të propozojë zgjidhje dhe të merr pjesë në debate por nuk ka të drejtë vote. Përgjigjet për të gjitha aktivitetet e arsimtarëve dhe të personelit profesional dhe ndihmës të shkollës, Kujdeset për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithëve në shkollë, Bashkëpunon me Këshillin e prindërve të shkollës, Kujdeset për përfshirjen dhe vijimin e nxënësve në shkollë, 10.Ndërmerr msa disiplinore ndaj arsimtarëve dhe personelit tjetër në shkollë, Ndërmerr masa disiplinore ndaj nxënësve, Paraqet nevojën për arsimtarë dhe personel tjetër të shkollës dhe merr pjesë në komisionin për emrimin e tyre me të drejtë të plotë vote, E përfaqëson shkollën në instanca të ndryshme, Kryen detyra tjera të caktuara nga MASHT- i dhe komuna. Zëvendësdrejtori i shkollës Neni 33. Shkolla mund të ketë zëvendësdrejtor, nëse ka më tepër se 1000 (njëmijë) nxënës, Procedura e zgjedhjes dhe e shkarkimit të zëvendësdrejtorit është e njejtë sikur për drejtor të shkollës. Përgjegjësitë e zëvendësdrejtorit të shkollës Neni 34. Në mungesë të drejtorit e zavendëson atë. Ndihmon dhe këshillon drejtorin e shkollës lidhur me administrimin dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve në shkollë. Ndihmon bashkërendimin e aktiviteteve profesionale të të gjithë arsimtarëve dhe të personelit tjetër në shkollë. Ndihmon për kujdesjen, mirëqenien dhe sigurinë në shkollë.

Ndihmon lidhur me punët me prindërit dhe rrethin lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës. Mban orë mësimi çdoherë që mungojnë arsimtarët dhe kryen detyra tjera që ia cakton drejtori i shkollës.

Këshilli i shkollës Neni 35. Këshillin e shkollës e zgjedhin mësimdhënësit e shkollës dhe përfaqsuesit e prindëve. Mësimdhënësit e shkollës nga radhët e veta me më shumë kandidatë të propozuar nga radhët e veta i zgjedhin 5 përfaqsues në Këshillin e shkollës. Prindërit e nxënësve nga radhet e veta me më shumë kandidatë të propozuar i zgjedhin 3 përfaqsues në Këshillin e shkollës. Këshilli i nxënësve të shkollës e zgjedh një përfaqësues të nxënësve në Këshillin e shkollës Anëtarët e Këshillit të shkollës zgjedhen me votim të fshehtë. Këshilli ka të drejtë të koptojë përfaqsues të tjerë pa të drejtë votimi për të sigurar një përfshirje më të gjërë të bashkësive që kanë numer të konsiderueshëm të nxënësve në shkollë. Mandati i anëtarëve të Këshillit të shkollës zgjatë 3 vjet me mundësi të rizgjedhjës edhe për një mandat të dytë me kusht që ata të vazhdojnë të jenë prindër të nxënësve, arsimtarë ose nxënës të shkollës Kryetarin e Këshillit të shkollës për çdo vit e zgjedh Këshilli nga radhët e përfaqsusëve të prindërve me vota të fshehta prej më shumë kandidatëve. Ai mund të rizgjedhet. Drejtori i shkollës është sekretar i Këshillit të shkollës dhe ka të drejtë të propozojë zgjidhje dhe të marrë pjesë në debat, por pa të drejtë vote. Përgjegjësit e Këshillit të shkollës Neni 36. Harton Rregulloret e shkollës, të cilat i paraqiten për miratim komunës. Zgjedh një përfaqsues të prindërve dhe një përfaqsues të arsimtarëve për të marrë pjesë në zgjedhjen e drejtorit dhe arsimtarëve në shkollë sipas procedurave të parapara me ligj. Vendos për caktimin e fondeve me kontribut nga prindërit dhe fondet tjera të siguruara jasht buxhetit të shkollës. Vendos për veprimtaritë jashtëshkollore. Këshilli i shkollës mbanë dokumentacionin e duhur për të gjitha mjetet financiare për të

hyrat dhe të dalat dhe ia dorzon atë procedurave të kontrollit që zbatohen në komunë. Këshilli i shkollës mund ta ftojë drejtorin komunal të arsimit ose zëvendësit e tij për të marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të shkollës për të dhënë informacion apo sqarime ose për të dëgjuar mendimin e Këshillit. Këshilli i shkollës konsultohet edhe për çështjet e mëposhtme: Për zhvillimin fizik të shkollës, Për çështje të programit shtesë mësimor sipas shkollave, Për reagimet e Komunës për çfardo dokumenti publik apo konsultativ që lidhet me arsimin në komunë. Për datat e pushimeve të shkollës (dita e shkollës). Për shprehjen e pikëparjeve të veta për çdo çështje lidhur me shkollën ose të arsimit të mesëm në komunë.

Këshilli i nxënësve Neni 37. Këshillin e nxënësve e përbëjnë nga një nxënës nga çdo klasë e shkollës. Këshilli i nxënësve zgjidhet me vota të fshehta. Neni 38. Funkcioni i Këshillit të nxënësve është që të punojë në përmirësimin e mjedisit mësimor, të kushteve të punës, interesave që kanë të bëjnë me mirëqenjen e nxënësve dhe t`i paraqesin këto probleme te drejtori dhe në këshillin e shkollës.

Organet profesionale Neni 39. Organet profesionale të shkollës janë: Këshilli i arsimtarëve, Këshilli i klasëve dhe Aktivet profesionale.

Këshilli i arsimtarëve Neni 40.

Këshillin e arsimtarëve e përbëjnë: arsimtarët, bashkëpuntorët profesional dhe bashkëpuntorët në mësim. Këshilli i arsimtarëve i kryen këto punë dhe detyra: Propozon programin vjetor të punës së shkollës, Miraton objektivat e përgjithshme të mësimdhënies dhe mësimdhënies në nivel të shkollës, Shqyrton realizimin e planit dhe programit mësimor, Verifikon suksesin e përgjithshëm të nxënësve, Vendosë për kundërshtimet e nxënësve lidhur me cilësimin nga lënda e caktuar mësimore, Miraton programet e punës së aktivit profesional, Propozon masa disiplinore ndaj nxënësve, Propozon shpërblimin e nxënësve të dalluar, Propozon lavdata e shpërblime për arsimtarë, bashkëpuntorë profesional e bashkëpuntorë në mësim, Propozon komisionet për provime të nxënësve dhe cakton afatin, formën dhe mënyrën e dhënies së provimeve, Organizon bashkëpunimin me këshillin e prindëve dhe me rrethin për çështje mësimore, Organizon bashkëpunim me shkolla tjera dhe institucione përkatëse për çështje mësimore, Ndihmon aktivitete të lira të nxënësve dhe të arsimtarëve, Propozon masa për aftësimin e arsimtarëve, të bashkëpuntorëve në mësim dhe të bashkëpuntorëve profesional, Kryen edhe punë tjera me interes për shkollën. Këshillin e arsimtarëve e udhëheq drejtori i shkollës. Në mungesë të drejtorit, punën e kshillit të arsimtarëve e udhëheq zëvendësdrejtori. Këshilli i klasave Neni 41. Këshillin e klasave e përbëjnë arsimtarët dhe bashkëpuntorët në mësim të cilët zhvillojnë mësimin në klasët përkatëse. Këshilli i klasave i kryen këto punë: -

kujdeset për realizimin cilësor dhe sasior të planit dhe programit mësimor për

çdo paralele, - kujdeset për vlersimin e rregullt dhe objektiv të nxënësve për çdo lëndë mësimore, - vërteton suksesin individual të nxënësve për çdo lëndë mësimore dhe suksesin e përgjithshëm në paralele, - por nuk ka të drejtë të përmirësoi suksesin individual dhe të paraleles, - shqyrton vijimin e rregullt të nxënësve në mësim, - propozon lavdata, shpërblime, por edhe masa disiplinore ndaj nxënësve,

organizon bashkëpunim me prindër, ndihmon punën e komunitetit të nxënësve dhe të aktiviteteve të lira të nxënësve, - kryen edhe punë tjera me interes për paralelen dhe shkollën. Këshillin e klasëve e udhëheqë kryetari i Këshillit të klasave të cilin e emëron -

Kshilli i klasave me shumicë votash.

Aktivet profesionale Neni 42. Aktivin profesional e përbëjnë arsimtarët e së njejtës lëndë mësimore ose të lëndëve të afërta. Aktivi profesional i kryen këto punë dhe detyra: - zhvillon objektivat e mësimdhënies dhe të mësimnxënies për lëndën në përputhje me objektivat e shkollës, - kujdeset për realizimin cilësor dhe sasior të objektivave të planprogramit mësimor për lëndën përkatëse mësimore, -kujdeset për zbatimin e metodologjive të reja në procesin mësimor për fushat e caktuara lëndore, - jep propozimin për paisjen e shkollës me mjete mësimore, - organizon aktivitetet e nxënësve nga lënda apo fusha e caktuar edukativo arsimore, - harton programin e punës së aktivit profesional, - kryen edhe punë tjera me interes për aktivitetin profesional. Aktivin profesional e udhëheq kryetari i aktivit i cili emrohet për çdo vit nga aktivi profesional me shumicë votash.

Kriteret e zgjedhjës (pranimit në punë), të drejtatë, detyrat, obligimet, përgjegjësitë dhe realizimi i pagës mujore të arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe puntorëve tekniko-adminstrativ, respektivisht personelit të shkollës.

Neni 43.

Përsoneli mësimdhënës, bashkëpunëtorët profesional dhe personeli teknikoadministrativ mund të jenë persona të cilët kanë përgatitje përkatëse profesionale dhe që janë të aftë në pikpamje psiko-fizike. Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë dhe punëtorët tekniko – administrativ zgjidhen në punë në bazë të konkursit publik i publikuar nga MASHT dhe sipas rregullave të cilat i ka paraparë MASHT. Në munges të mësimdhënësit të kualifikuar mund të pranohet arsimtari i pakualifikuar i cili për afërsisht i plotëson kushtet por më së shumti për një vit shkollor. Vendimin për pranimin e mësimdhënësve, bashkëpuntorëve profesional dhe të punëtorëve tekniko-administrativ e merrë DKA. Personeli mësimdhënës Neni 44. Mësimdhënësi është anëtarë i kuadrit profesional të shkollës i cili është përgjegjës për: -

zbatimin e planit dhe programit mësimor për lëndën përkatëse, identifikimin e nevojave profesionale të nxënësve në procesin e mësimnxënies , vlersimin objektiv të gjithë nxënësve, sigurinë dhe mirëqenjen e të gjithë nxënësve në klasë dhe mbrenda shkollës dhe detyrat tjera të cilat ia cakton drejtori i shkollës.

Bashkëpuntorët profesional

Neni 45. Psikologu Shkolla mund të ketë psikolog nëse ka mbi 1500 nxënës. Psikologu i shkollës do të: - identifikojë nxënësit të cilëve u nevoitet ndihma dhe trajnimi adekuat psikologjik ose identifikon nxënësit të cilët kanë nevojë për arsim të veçant, - përpilon teste të bazuara në objektiva për të diagnostifikuar vështërsit në mësimnxënie nga ana e disa nxënësve dhe zhvillon instrumente tjera për matje të zhvillimeve psikolo gjike të nxënësve, - mbajë lidhjet me arsimtarët dhe mjekun e shkollës lidhur me nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë ose që kanë probleme personale dhe në mësimnxënie, -këshillojë nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduse, ti këshillojë për zgjedhjen e profesionit ose ata të cilët kanë nevojë për këshilla për ti tejkaluar proble-

met personale, - punojë me nxënësit me nevoja për trajnim psikologjik, - bëjë diagnostifikimin dhe të zbatoi metodat adekuate psikologjike sipas rasteve, - kryej edhe detyra tjera që i cakton drejtori. Bibliotekari Neni 46

Shkolla mund të punësojë një bibliotekar nese ka mbi 1500 nxënës. Bibliotekari i shkollës do të: - përgjigjet për pasurimin e bibliotekës me tituj të mjaftueshëm si dhe për planifikimin e shfrytëzimit të fondit të librave nga nxënësit, - punojë me arsimtarët me qëllim që t`i motivojnë nxënësit për të lexuar vazhdimisht, - sajojë strategjitë dhe programet për ti motivuar nxënësit e dobët ose ngurrues që të lexojnë, dhe - kryej detyra tjera të cilat ia cakton drejtori i shkollës. Mjeku i shkollës Neni 47 Shkolla e cila ka mbi 1000 nxënës mund të ketë mjekun. Mjeku i shkollës përgjigjet për: - cilësinë e përkujdesjes shëndetësore të nxënësve në shkollë, - identifikimin e nxënësve së bashku me psikologun e shkollës të cilët janë me retardime të shkallës së ndryshme dhe propozimet profesionale për trajtimin e tyre mjekësorë dhe arsimor, - të gjitha aspektet e shëndetit dhe të higjienës brenda në shkollë, - vlerësimin dhe trajnimin shëndetësor të fëmijëve në shkollë dhe - detyrat tjera të cilat i cakton drejtori i shkollës dhe organi komunal i shëndetësisë. Personeli administrativ Neni 48. Zyrtari administrativ- sekretari Shkolla mund të ketë një zyrtar administrativ nëse numri i nxënësve në shkollë është më i madh se 500 nxënës. Zyrtari administrativ i shkollës do të: - ndihmojë drejtorin lidhur me administrimin dhe organizimin e punëve në shkollë,

hartoj shkresa, vendime dhe akte tjera të rëndësishme për shkollën sipas urdhërit të drejtorit, - udhëheqë punët në administratën e shkollës, - udhëheqë dhe mbanë arkivin e shkollës, - kujdeset për procedurat financiare në shkollë, - sigurojë mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë nxënësve në shkollë, - ndihmojë drejtorin në mbledhjet me prindër, komunitetin, arsimtarët dhe drejtorët e shkollave tjera lidhur me aktivitetet e shkollës, - ndihmojë drejtorin në zhvillimin dhe sigurinë e përfshirjes, paanësisë dhe tolerancës, si dhe - kryej detyra tjera të cilat ia cakton drejtori i shkollës. -

Personeli teknik Neni 49. Pastruesi Shkolla punëson pastrues sipas kriterit një pastrues në 350 m2 sipërfaqe shkollore. Secili pastrues i shkollës do të: - përgjigjet për pastrimin e të gjitha lokaleve të shkollës, të paisjeve (inventarit) të shkollës të objekteve përcjellëse dhe të oborrit të shkollës dhe - kryej detyra tjera të cilat i cakton drejtori, zyrtari administrativ- sekretari i shkollës. Roja Neni 50 Shkolla mund të ketë rojtar. Secili rojtar i shkollës do të: - përgjigjet për sigurinë dhe sigurimin e ndërtesave të shkollës, të pajimeve, të pasurisë dhe të gjërave tjera dhe - kryej detyra tjera të cilat i cakton drejtori, z. administrativ- sekretari i shkollës. Punëtori për mirëmbajtje (shtëpiaku- fokisti) Neni 51. Shtëpiaku do të: - kryej detyrat të cilat ia cakton drejtori i shkollës, - shtëpiaku mund të marr detyra edhe udhëheqësi teknik komunal. Neni 52

Mësimdhënësit, bashkëpuntorët profesional dhe puntorët tekniko administrativ i kryejnë punët dhe detyrat punuese gjatë 40 orëve në javë. Norma javore për mësimdhënësit në procesin e drejtëpërdrejtë mësimor është 20 orë në javë. Realizimi i pagave mujore Neni 53. Mësimdhënësit dhe personeli tekniko-administrativ pagat mujore i realizojnë në bazë të kritereve të parapara nga MASHT.

Përgjegjësia e puntorëve Neni 54. Nëse mësimdhënësi, bashkëpunëtori profesional dhe punëtori tekniko administrativ shkelin rregullat e punës dhe etikën e mësimdhënësit, inicohet procedura disciplinore dhe munt t`i ndërpritet marrdhënia e punës. Vendimin për shqiptimin e masës disciplinore suspendim nga puna e merr drejtori i shkollës. Procedura e konstatimit të shkeljes së detyrave të punës, shqiptimit të masave disciplinore dhe ekzekutimi i tyre rregullohet me akt të veqant normativ. Regjistrimi, të drejtat, detyrat, përgjegjësit dhe vlersimi (notimi) i nxënësve

Regjistrimi i nxënësve dhe të drejtat tjera

Neni 55. Regjistrimi i nxënësve në klasen e X bëhet në bazë të konkursit të cilin e shpallë MASHT. Krahas shpalljës së konkursit nga MASHT, shkolla është e obliguar që të njejtin konkurs ta shpallë në tabelen e shpalljeve të shkollës. Në klasen e X ka të drejtë të regjistrohet si nxënës i rregullt kandidati i cili ka mbaruar arsimin e obliguar klasen e IX dhe nuk është më i vjetër se 17 vjet. Nxënësi i cili ka mbaruar klasën e IX jasht Kosovës ëstë i obliguar të bëjë nostrifikimin e dëftesave në MASHT e pastaj të konkurojnë për regjistrim. Nxënësi i refuzuar ka të drejtë që mbrenda 24 orëve nga koha e shpalljës së rezultateve ti paraqes ankesë drejtorisë së shkollës.

Regjistrimi i nxënësve në klasët e X bëhet për çdo vit shkollor në pajtim me Udhëzimet Administrative të MASHT-i. Neni 56. Nxënësi mund të ketë cilësinë e nxënësit të rregullt vetëm në një profil arsimor përkatësisht në një shkollë. Nxënësi i rregullt në të njejtën kohë mund të përvetësojë planin dhe programin mësimor edhe për ndojnë profil arsimor si nxënës me koorrespondencë varësisht nga Udhëzimet nga MASHT. Me rastin e shuarjes së profilit arsimor nxënësit të rregullt të atij profili duhet ti mundësohet që të regjistrohet në profilin tjetër arsimor të shkollës sipas përcaktimit të tij-sajë. Neni 57. Nxënësit kanë të drejtë të formojnë bashkësinë e klasës dhe bashkësinë e nxënësve në nivel të shkollës. Nxënësit kanë të drejtë të formojnë këshillin e nxënësve si dhe të zgjedhin një delegat për këshill të shkollës i cili do ti mbrojë interesat e nxënësve dhe të shkollës. Nxënësit gjithashtu kanë të drejtë të formojnë klubet e teknikëve të rinjë, shoqëritë kulturore-artistike, sportive si dhe shoqëritë për mbrojtjen e ambientit.

Përgjegjësitë e nxënësve

Neni 58. Ndaj nxënësit i cili nuk i rrepekton rregullat e jetës dhe të punës në shkollë mund ti shqiptohen këto masa disiplinore: -

Qortimi; Vërejtje me shkrim; Mospjesëmarrja në aktivitetet jashtëshkollore; Largimi i përkohshëm nga ora e mësimit për 3 ditë; Largimi i përkohshëm nga shkolla për 3 ditë; Largimi i përkohshëm nga shkolla më tepër se 3 ditë deri në një muaj; dhe Largimi i përkohshëm nga shkolla mbi një muaj.

Qortimin mund ta shqipton: Kujdetari i klasës, Këshilli i paraleles – klasës. Vërejtjen me shkrim mund ta shqipton: Kujdetari i klasës, Këshilli i paraleles – klasës dhe Këshilli i Arsimtarëve. Mospjesëmarrjen në aktivitete jashtëshkollore, Largimin e përkohshëm nga ora e mësimit- nga shkolla mund ta shqipton Drejtori i shkollës.

Largimin e përkohshëm nga shkolla më tepër se 3 ditë deri në 1 muaj mund ta shqipton Drejtori i shkollës në bashkëpunim me Drejtorin Komunal për Arsimit. Largimi i përkohshëm nga shkolla mbi një muaj mund ta shqipton (Komuna)Drejtori komunal për Arsim. Shkeljet e detyrave punuese të nxënësit, inicimi, zhvillimi dhe shqiptimi i masave disiplinore rregullohet me rregullore të veqantë. Neni 59. Nxënësi e humbë cilësinë (statusin ) e nxënësit të rregullt në shkollë nëse: -

largohet nga shkolla mbi 1 muaj, nëse përsëritë të njejtën klasë 2 herë; nëse e lëshon vetë shkollës; nëse çregjistrohet nga shkolla.

Nxënësit me korrespondencë Neni 60. Si nxënës me koorrespondencë mund të regjistrohen: - kandidatët e vitit të III dhe IV, të cilët i kanë filluar provimet më parë në shkollën përkatëse; - nxënësit që kanë humbur cilësinë e nxënësit të rregullt. Numri i nxënësve me koorespondencë për një drejtim arsimor nuk mund të jetë më tepër se 1/3 e nxënësve të rregullt të regjistruar në atë profil – drejtim arsimor. Nxënësi me koorespondencë mbrenda një viti shkollor mund ti kryej më së shumti dy klasë. Nxënësit me koorespondencë provimet i kryejnë në këto afate: Janar, Qershor dhe Gusht. Organizimi i provimit të nxënësve me koorespondencë varet nga Udhëzimet administrative të MASHT.

Vlerësimi (notimi) i nxënësve Neni 61. Vlerësimi i nxënësve bëhet me notim numerik nga të gjitha lëndët mësimore. Vlerësimi i nxënësve është publik. Nxënësi nga qdo lëndë mësimore vlerësohet së paku dy herë në një gjysëmvjetor. Notën përfundimtare nga qdo lëndë me propozimin e arsimtarit e vërteton këshilli i klasës. Nota shprehet dhe shkruhet me numra prej 5 deri në 1 si vijon: - shkëlqyeshëm ……… (5), - shumë mirë ………… (4), - mirë ………………… (3), - mjaftueshëm ………... (2) dhe - pamjaftueshëm ……… (1). Sjellja e nxënësve vlerësohet : “Shembullore”, “E mirë” dhe “Jo e mirë”.

Për thyerjen e notës së sjelljes vendosë këshilli i arsimtarëve, këshilli i paraleles, këshilli i klasës dhe kujdestari i klasës. Nxënësi e kryen klasën me sukses të shkëlqyeshëm nëse e ka arritur notën mesatare të paktën 4.50, shumë mirë prej 3.50, të mirë prej 2.50, të mjaftueshëm nëse i ka të gjitha notat pozitive. Nxënësit të cilët në fund të vitit mësimorë kanë tri e më tepër nota të pamjaftueshme e përsërisin klasën ndërsa nxënësit që kanë më pak se tri nota të pamjaftueshme mbeten për tu riprovuar. Nxënësi i pa knaqur me notën përfundimtare mund të ushtrojë ankesë këshillit të arsimtarëve në afat prej dy ditësh nga dita e komunikimit të suksesit. Këshilli i arsimtarëve në afat prej tri ditësh e shqyrton ankesën e nxënësit dhe në mbështetje të fakteve vendosë për te. Nëse këshilli i arsimtarëve e aprovon ankesën e nxënësit atëherë brenda 24 orëve nxënësit i mundësohet hyrja në provim për lëndët e caktuara- para komisionit. Evidenca e punës edukativo- arsimore dhe dokumentacioni pedagogjikoshkollor Neni 62 Formularët e evidencës së punës edukativo- arsimore dhe formularët e dokumentave publike janë në gjuhën shqipe, respektivisht evidenca e punës edukativo- arsimore mbahet në gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi. Neni 63. Nxënësi i cili ka humbur dokumentin publik, shkolla i lëshon duplikatin pas shpalljes së origjinalit të pa vlefshëm në mjetet e informimit publik. Në mungesë të formularit të përcaktuar, shkolla nxënësit i lëshon vërtetimin në formë të certifikatës duke i shenuar të gjitha të dhënat nga evidenca. Nëse evidenca edukativo- arsimore ka humbur ose është shkatërruar nga lufta ose rast tjetër përtërirja – evidentimi i dokumentacionit të asgjasuar bëhet për mes hartimit të dokumentacionit të pasaqëm pedagogjik (dokumentacion i ri): - libri amë, - libri i protokolit, - libri i deklaratave dhe - procesi mbi konstatimin. Dokumentacioni i ri pedagogjik duhet të protokolohet, të shenohet numri i Udhëzimit mbi përtrirjen e dokumentacionit pedagogjik të asgjasuar, të nënshkruhet nga drejtori dhe të vuloset.

Procedura e përtrirjes së dokumentacionit pedagogjik të asgjasuar rregullohet me Udhëzimin administrativ të MASHT nr. 9/2003 të datës 13.05.2003. Neni 64. Evidenca e punës edukativo- arsimore mbahet në: - në librin e klasës; - librin amë të nxënësve; - procesverbalin për provimet me korrespondencë;

Neni 65. Në bazë të të dhënave nga evidenca e punës edokativo- arsimore shkolla i lëshon nxënësit këto dokumente publike: - fletëqregjistrimin, - dëftesën për kryerjen e klasës; - diplomën për kryerjen e shkollës së mesme. Informimi i puntorëve Neni 66. Organet qeverisëse dhe profesionale të shkollës kanë për detyrë të sigurojnë informimin e puntorëve në mënyrë të rregullt, në kohën e duhur, të sakt dhe të plotë mbi veprimtarinë e shkollës. Puntorët kanë të drejtë të kërkojnë të jenë të informuar mbi punën dhe mbi zbatimin e vendimeve të organeve të shkollës. Puntorët në shkollë informohen: - gojarisht në mbledhje; - me shkrim; - për mes vendimeve të organeve të shkollës; - përmes të raporteve të ndryshme dhe mënyrave tjera. Neni 67. Në bazë të dispozitave ligjore dhe udhëzimeve administrative të MASHT, këshilli i shkollës në harmoni me këtë Statut i harmonizon edhe këto akte normetive: Rregulloren mbi përgjegjësinë disciplinore dhe materiale të puntorëve; Rregulloren mbi të drejtat, detyrat dhe përgjegjësit e nxënësve në shkollë: Rregulloren mbi regjistrimin, cilësimin dhe organizimin e provimeve të nxënësve në shkollë etj. -

- Rregulloren mbi punën e organeve qeverisëse dhe profesionale të shkollës; - Rregulloren mbi evidencën e punës edukativo- arsimore dhe dokumentacionit pedagogjiko- shkollor dhe akteve tjera normative në të ardhmën varësisht nga Udhëzimet

administrative të MASHT- it.

II. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT Ky Statut u harmonizua me dispozitat më të reja ligjore dhe me Udhëzimet administrative të MASHT. Interpretimin, komentimin dhe harmonizimin e mëtutjeshëm me dispozitat më të reja ligjore dhe me Udhëzimet administrative e bënë Këshilli i shkollës. Ky Statut hynë në fuqi menjëherë nga dita e harmonizimit me dispozitat më të reja ligjore.

Gjilan, ________________ shkollës _______________________

Kryetari i Këshillit